Categories: Uncategorized

Ka ndryshuar udhëzuesi, dënoheni edhe kur ecni vetë pa maskë (FOTO LAJM)

Pas ndryshimit të masave antiCOVID, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Udhëzuesin final për maska në të cilin tregohet se kur qytetarët duhet të përdorin maska, e kur jo.

Njëri version i udhëzuesit thoshte se maskat mund të hiqen gjatë ecjes vetëm në rrugë. Megjithatë kjo pikë është hequr dhe përfundimisht dënohet kushdo që s’ka maskë rrugës.

Sipas versionit të parë të udhëzuesit të publikuar nga MSH-ja, maskat nuk është e nevojshmë të përdoren në këto raste:

-Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm; Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes); Nëse jeni vetëm në veturë; Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie dhe disa raste të tjera.

Megjithatë, në udhëzuesin që kanë dërguar menjëherë pasi i pari u publikua, më 25 shtator, doli një version tjetër i udhëzuesit, ku u hoq pika ku thuhet se “Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm” mund të mos bartet maska.

Për të sqaruar këtë, Gazeta Express ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë të cilët nuk kanë pohuar e as mohuar ndryshimet që janë bërë në Udhëzuesin e publikuar.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

18 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

38 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago