Tea Zhuli dhe Kristi Becka, dy ish-konkurrentët e famshëm të Big Brother Albania duket se janë martuar në fshehtësi. Kështu konfirmojnë burime pranë çiftit për suplementin “Panorama Plus”, dy vite pas propozimit spektakolar për martesë që Kristi i bëri Teas gjatë Festës së Birrës në qytetin e Korçës.
Por ndonëse thuhet se dyshja ka kurorëzuar dashurinë, nuk bëhet i ditur ende asnjë detaj më tepër, lidhur me një dasmë të mundshme.
Tea dhe Kristi kanë qenë të dy konkurrentë në Big Brother Albania 8 të mbajtur në vitin 2015. Gjatë spektaklit, Tea pati një lidhje me fituesin e këtij edicioni, Veselin, lidhje që përfundoi dy muaj pas daljes nga shtëpia, në një kohë kur dyshja kishte nisur të bashkëjetonte. Një vit më pas, u mësua se Tea, kishte nisur një romancë me Kristin, mikun e saj brenda shtëpisë, të cilin tashmë mesa duket e quan bashkëshort.
Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, komentoi në podkastin e tij “Flasim” zhvillimet e fundit në Kuvend, ku…
Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu…
Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçare në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e…
Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e…