Që prej 24 janarit, “Top Channel” nisi transmetimin e sezonit të tretë të emisionit kushtuar talenteve të reja.
“Top Talent” erdhi këtë vit me ndryshime të mëdha, duke nisur që nga prezantuesja e emisionit, ashtu edhe juria.
Këtë sezon, prezantuese e emisionit është moderatorja Ori Nebiaj, ndërsa pjesëtarë të jurisë janë Anita Haradinaj, Jonida Vokshi, Olti Curri dhe Hervin Culi.
Mirëpo së fudndmi, jurisë i është shtuar edhe një tjetër emër, këngëtarja e njohur Soni Malaj.
Vetë Soni e dha këtë lajm në llogarinë e saj në Instagram, ku u shpreh mirënjohëse ndaj ftesës për të qenë në juri.
“Te premten ora 21:00, talent shoë me i ndjekur “Top Talent”.Ju ftoj te me ndiqni ne nje nate emocionesh te medha dhe talentesh te mrekullueshem.Faleminderit @ledjaliku per ftesen dhe @ilda_lumani ,ishte shume bukur te jesh edhe njehere pjese e nje jurie 😀”- ishin fjalët e Sonit në postim.
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…