Categories: Uncategorized

“Jeta sjell të papritura”, Enca shqetëson ndjekësit me foton me paterica (FOTO LAJM)

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia lajmëroi ndjekësit e saj në Instagram se kishte diçka për të rrëfyer, vetëm se i duhej edhe pak kohë.

Në fakt, të gjithë e morën si një thumb ndaj Noizy-t, i cili në intervistën e tij të fundit në “NIN” e quajti Encën të lodhshme” dhe vazhdoi t’i qëndronte mendimit se ajo kishte qenë mosmirënjohëse ndaj tij.

Por, puna qenka ndryshe dhe nëse kishit vënë re një tërheqje të këngëtares nga rrjetet sociale, sot Enca na tregoi arsyen.

Asaj i ka ndodhur një aksident ku ka thyer këmbën, madje pas thyerjes ka kryer edhe një operacion.

Por si po e përballon Enca këtë? Më e fortë se kurrë!

Këngëtarja ka mbledhur të gjitha forcat, është rregulluar e kujdesur për veten si gjithmonë dhe ka ndarë në Instagram një foto të sajën me paterica.

“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona 💪🏼 1 thyerje kembe & 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca 😜 Grateful and blessed for my life , dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem 🙏🏼❤️🧿”- shkruan ajo, duke dhënë një shembull dhe një mesazh frymëzues për të gjithë.

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

18 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

26 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

53 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago