Nga futbolli amerikan te bejzbolli. Jennifer Lopez, ylli portorikan që interpretoi në shoun e Super Bowl-it, dëshiron të shtjerë në dorë Nju Jork Mets.
Lajmin e ka dhënë “Scott Soshnick”, ish-reporteri i Boolmberg, dhe i përcjellë nga disa media amerikane. J-Lo dhe partneri i saj, Aleks Rodrigez, që ka qenë ylli i skuadrës rivale të Nju Jork Jenkis, kanë kontaktuar me “JP Morgan Chase”, banka më e madhe në Shtetet e Bashkuara, për të kuptuar vlerën e kapitalit që nevojitet për këtë investim. Flitet për 2.6 miliardë dollarë, që përbëjnë 80% të aksioneve.
Kjo është shifra që familja Uilpon, pronare e klubit, i kishte kërkuar fillimisht filantropit Stiv Kohen në dhjetor, përpara se tratariva të dështonte. Një shifër e frikshme, të cilën çifti Lopez-Rodrigez as mund ta ëndërrojë (pasuria e tyre rrotullohet në 750 milionë dollarë).
Ndaj ja përse të dy janë vënë në kërkim të investitorëve dhe i janë drejtuar kolosit amerikan të shërbimeve financiare.
Duke shrytëzuar imazhin e tyre, ata duan që marrëveshja të finalizohet. Nuk është rast i rrallë, nënvizojnë mediat në SHBA, që yjet të bëjnë veprime të tilla, duke u bërë imazh i klubit ndonëse mbajnë një kuotë minorance në aksione.
Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në…
Kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga…
Njiheni prej vitesh, keni blerë gjithçka deri tani dhe jeni bosh nga idetë? Ose, njiheni pak dhe hezitoni sepse nuk…
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…
Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…