LSDM me partitë e koalicionit ka caktuar bartësit e listave për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit. Por sonte në Kongresin partiak do të konfirmohen emrat e 120 kandidatëve për listat për deputetë.
Sic mësohet nga burime partiake, një njësinë e parë zgjedhore do të garojnë Mila Carovska dhe Nikolla Dimitrov. Në njësinë e dytë zgjedhore bartës do të jenë kryeministri aktual teknik Oliver Spasovski dhe Sanja Lukarevska, drejtoresha aktuale e DHP (Drejtorisë së të Hyrave Publike).
Në njësinë e tretë zgjedhore do të jenë sekretari gjeneral i LSDM, Lupco Nikollovski dhe deputetja e deritanishme Jagoda Shahpaska. Në njësinë e katërt zgjedhore do të jenë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa pas tij do të jetë një kandidat nga partitë e koalicionit.
Në njësinë e pestë zgjedhore do të jenë Radmilla Sheqerinska dhe Jovan Mitrev. Në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jenë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe Fanica Nikollovska. Pjesë e koalicionit me LSDM janë Lëvizja BESA, Liberal – Demokratët, Partia e Turqve dhe rreth 30 parti të tjera më të vogla.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin…
Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali, ka folur për situatën aktuale të partisë dhe për…
JJ, artisti austriak që triumfoi në Eurovision këtë vit në Bazel, ka ndezur debat pas thirrjes publike për përjashtimin e…
Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, janë pyetur 5 të mitur në cilësinë e dëshmitarit për vrasjen e Martin…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan…
Fermerët në fshatrat Thanë, Çinat, Koçaj, Fiershegan dhe Barbullinjë, të njësisë administrative Fier-Shegan në bashkinë Lushnje, të vendosura në pjesën…