Categories: Uncategorized

Ish-Missi bën deklaratën e fortë: Njoh deputetë që janë gay (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë bëri bujë në media një deklaratë e ish-Miss Shqipërisë, Silvana Bushati, e cila në një intervistë tha: “fëmija im gay, larg qoftë”.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku sqaroi se nuk është aspak kundër homoseksualëve, por nuk do donte asnjëherë që fëmijët e saj të ishin gay.

Të lidhura

None found

Madje Silvana bëri sërish një deklaratë të fortë. Pa përmendur emra tha se, “ka parlamentarë që janë gay, por që nuk e pranojnë”.

“Unë fëmijën tim dua ta shoh të martuar me fëmijë dhe të bëhem gjyshe. Por nëse fëmija im ndihet mirë ashtu, do e pranoja. Por vetë nuk do ta doja asnjëherë që ata të më thoshin një gjë të tillë. Sado që jemi popull me mendje të hapur, nuk mendoj se nënat shqiptare duan një fëmijë ashtu. Më ka rastisur që disa ta thonë për show e për hir të mediave se janë pro këtyre personave, e më pas të thonë jo nuk dua fëmijë gay”, tha Silvana.

Bushati shtoi se ka miq gay e nuk ka asgjë kundra tyre. “Thjesht flas për fëmijën tim, atë që dua për familjen time. Me dëshirën time nuk e dua një gjë të tillë, por kur është fjala për lumturinë e fëmijës tim nuk kundërshtoj. Dëshira ime është që të bëhem gjyshe. Kam një djalë dhe një vajzë. Nuk kam asnjë lloj paragjykimi për ta. Edhe nëse do shikoja dikë afër nudo nuk më bën përshtypje, pasi shikoj vetëm ato që më përkasin mua”, vijoi ajo.

E pyetu se çfarë do t’i thoshte djalit të saj nëse një ditë do t’i thoshte se donte një djalë tjetër, ajo tha: “Nuk e mendoj dot veten në një situatë të tillë, djali im është 3 vjeç e deri kur të rritet nuk e di. Nuk e kam veshur djalin me ngjyrën rozë. Jam mësuar me imazhin e burrit të fortë, si babai. Doja që djali im të ishte i zoti në çdo aspekt për të mbrojtur familjen e saj”.

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

3 hours ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

3 hours ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

4 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

4 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

5 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

5 hours ago