Xiong ka kaluar thuajse të gjithë shkurtin dhe gjysmën e marsit i mbyllur në shtëpi në karantinë të trefishtë pas kthimit nga jashtë shtetit. Ai e pësoi pasi takoi një fqinj që sapo ishte kthyer nga Korea e Jugut.
Një burrë i pafat kinez është kthyer në një sensacion në internet me historinë e tij të tre periudhave të karantinës brenda 50 ditëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
None found
Xiong, qëndron brenda shtëpisë në Jining, Shandong që prej fillimit të shkurtit kur u kthye nga Filipinet, dy ditë para se qeveria të vendoste bllokadën e epidemisë dhe vetë-karantimin për 14 ditë.
Në një postim në 28 mars ai shpjegon në video: “Kur periudha ime e karantinës mbaroi vendosa të dal për një shëtitje. Sapo dola nga dera hasa në komshiun tim që ishte kthyer nga Korea e Jugut. Ai erdhi drejt meje, i ndjekur nga një punonjës i shëndetësisë, i cili më urdhëroi të futesha brenda dhe të vazhdoja karantinën edhe për 14 ditë”.
Por kur ai mendoi se më në fund mund të dilte i lirë pas karantinës së dytë, mori dhe një 14-ditësh të tretë kur vëllai i madh ihste kthyer nga Singapori.
Autoritetet i thanë të qëndronte në shtëpi deri më 14 mars, të bënte blerjet online dhe t’ia sillnin ushqimet te dera.
Xiong thotë se ka zbatuar të gjitha rregullat dhe ka matur rregullisht temperaturën.
“Jam rrotulluar nëpër dysheme për rreth 50 ditë. S’kam bërë asgjë tjetër”, thotë ai në videot e publikuara në rrjetin social kinez Weibo, ku ka grumbulluar 180milionë shikime
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…