Categories: Uncategorized

Humbi nënën pak kohë më parë, këngëtarja shqiptare bën gjestin prekës (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë, këngëtarja Xhesika Polo humbi mamanë e saj. Ajo u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Lajmin e dha vetë Xhesika përmes rrjeteve sociale me anë të një shkrimi mjaft prekës. Ndërsa së fundmi ajo ka vendosur të flasë e prekur për sëmundjen e nënës.

Këngëtarja tregoi se mamaja e saj kishte hequr gjoksin e saj të djathtë dhe mbante një protezë silikoni dhe Xhesika ka vendosur t’ja dhurojë një femre në nevojë.

Të lidhura

None found

“Nuk di nga ta filloj këtë shkrim. Është shumë e vështirë për mua por po e bëj sepse e ndjej që duhet ta bëj. Mamaja ime e shtrenjtë ndërroi jetë para më pak se dy muajsh. Ajo kishte pak vite që ishte e diagnostikuar me kancer në gji.

Nuk kam pasur kurrë kurajon të flas për këtë gjë por unë e di që nuk jam vetëm. E di se sa e vështirë është që të jetosh me atë sëmundje, të përballosh faktin që jeta nuk do të jetë më njësoj, të jetosh me të njëjtin vetëbesim dhe të luftosh me veten.

Mami im jetoi disa vite pa gjoksin e saj të djathtë, vetëm kur e shkruaj më dhemb. E di se sa të vështirë e ka pasur pasi isha në çdo hap aty me të. Ajo është forca ime më e madhe sepse nuk e hoqi kurrë buzëqeshjen nga fytyra edhe pse unë e di që e vuajti shumë.

Mami im mbante një protezë silikoni në raste shumë të rralla. Atë protezë unë e kam në shtëpi dhe dua t’ia dhuroj një vajze apo gruaje, pasi e di që janë të vështira për t’u marrë nga shteti dhe t’i blesh kushtojnë dhe jo çdokush i ka mundësitë.

E di që nuk është shumë, por kjo është ajo që mund të bëj për momentin, duke uruar që do të mundem të bëj më shumë kur të kem më shumë mundësi.

Zgjedhja do të jetë rastësore, më shkruani mesazh kush ka të afërme apo mikeshë që ka nevojë për protezën dhe nuk i ka mundësitë ta blejë. Shumë faleminderit, ju dua shumë! E di që dhe mami im këtë do të donte që unë të bëja”, shkruan ajo.

të fundit

Salianji accuses Rama over SHISH: Balluku keeps her government post through political will – crime groups have taken control of institutions!

Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…

4 hours ago

Adnan Januzaj: nga çudi e Manchester Unitedit në lojtar pa klub – rrëfimi i një talenti të humbur

Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…

4 hours ago

Arben Kola and Dritan Goxhaj in the hands of the police after the launch of the 135th protest

Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…

4 hours ago

Sali welcomes the start of construction on Bukojçan-Kërçovë: Corridor VIII is materializing

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…

4 hours ago

Haziri declares 2027 as the year of the LDK: Next in line are the mandatory internal elections

Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…

4 hours ago

Luftë e fortë për Kalulun: PSG-ja dhe tri gjigantët anglezë pas yllit të Juventusit

Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…

4 hours ago