Fundjavën e Pashkëve, shumë banorë të Hong Kongut iu drejtuan plazheve, për një argëtim gjatë të cilit kanë ruajtur sidoqoftë distancën sociale.
Territori i lavdëruar gjerësisht për kontrollin e fortë që i bëri sëmundjes, ka parë javët e fundit të vijnë në rënie rastet e reja, dhe të dielën atje u raportuan vetëm 4 infektime, shifra më e ulët kjo që nga mesi i marsit.
Autoritetet I kanë paralajmëruar njerëzit të mos e ulin nivelin e kudesit sepse presin një tjetër valë infektimesh teksa Kina kontinentale po heq izolimin mbi një seri qytetesh, por kjo nuk i ndaloi disa prej tyre që të merrnin rreze dielli në breg të detit. Krejt ndryshe ishte situata në Singapor, ku ka pasur një shtim të ri të beftë të numrit të infektimeve mes komunitetit të punëtorëve emigrante.
Qyteti është praktikisht në karantinë dhe gjatë fundjavës, plazhet e tij ishin të mbyllura teksa autoritetet kanë ashpërsuar ndëshkimet për mos ruajtjen e distances sociale. Banorëve u lejohet të dalin jashtë për ushtrime në ajër të pastër, por nuk mund të qëndrojnë të grupuar në vende publike, e kjo përfshin edhe parqet e plazhet.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…