E njohur ndryshe si “Nona Tirona”, Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës bardheblu, Selman Stërmasit feston sot 100-vjetorin e lindjes.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook të nipit të saj, fotoreporterit Armand Babani, i cili e ushtron profesionin e tij për agjenci të huaja.
None found
“Nezihat STERMASI (Petrela) plot 100 Vjec sot, Gjyshja ime, qe i uroj shendet e miresi, atë qe e ka me shumicë!”- shkruan ai.
Nezihati, e bija e tregtarit të njohur, Rustem Petrela lindi më 22 shtator 1920, pikërisht disa javë pas krijimit të Sport Klub Tiranës dhe disa muaj pas shpalljes së Tiranës kryeqytet i përkohëshëm.
Ajo ishte vetëm 14 vjeçe kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje-daljet familjare të dy shtëpive, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 u shpall fejesa mes tyre, në një kohë kur ai ishte në kulmin e tij. Kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por edhe në atletikë. Pas një fejese të gjatë 3-vjeçare, ashtu siç e kërkonte tradita u martuan më 1939-ën.
I madhi Selman Stërmasi
Selman Stërmasi (1908-1976) ishte një futbollist, trajner dhe president i skuadrës KF Tirana, i cili cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një nga trajnerët më të famshëm.
Gjatë viteve 1990 Stërmasi u nderua nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i dha emrin Selman Stërmasi stadiumit të dytë më të madh në Tiranë: Stadiumi “Selman Stërmasi”.
Në 1934 ai doli kampion në kërcim për së larti (1.71m).
NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, ka publikuar…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, informoi se këtë vit në Maqedoni ka pasur katër raste të malaries, tre raste të…
"Apeloj që të mobilizohen sa më shumë anëtarë dhe t'i jepet mbështetje Valbonit", tha Filipçe në prag të zgjedhjeve të…
Një “bishë” që tërheq vetura dhe çdo gjë që i del përpara. Kilogramët për të janë vetëm numra dhe asgjë…
Një nga momentet më të diskutueshme të çerekfinales së Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Argjentinës ka marrë një zhvillim…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën. Pesë foshnja të porsalindura janë gjetur të pajeta brenda një banese në qytetin…