Categories: Uncategorized

Gabimi fatal i pilotit, zbulohet shkaku që i mori jetën 97 personave në bord (FOTO LAJM)

Gabimi i mundshëm fatal i pilotit mund të jetë shkak i rrëzimit të aeroplanit në Pakistan, ku humbën jetën 97 persona, thuhet në rezultat e para të hetimit të kryer.

Piloti i avionit 8303 të kompanisë pakistaneze sipas gjitha gjasave kishte harruar të nxjerrë rrotat gjatë tentimit që të zbret në pistë, shkruan Times of India, duke u thirrur në rezultatet e para dhe analizën e të dhënave nga fluturimi.

Ekuipazhi që kishte vërejtur gabimin, kishte ndërprerë aterimin dhe kishte ngritur sërish aeroplanin duke tentuar më pas që sërish ta zbret në tokë, por motorët ishin dëmtuar dhe më një moment ishin ndalur.

Për këtë aeroplani është rrëzuar në Karachi. E nga ky rrëzim kanë humbur jetën 97 nga 99 pasagjerët sa ishin në aeroplan. Burime të Times of India, raportojnë se në videon nga kabina e pilotit gjatë tentimit të parë për aterim, dëgjohet një alarm paralajmërues që sipas gjitha gjasave sinjalizon se nuk janë nxjerrë rrotat jashtë.

E tentimi për aterim u ndërpre kur avioni ka qenë në mbi 80 metra lartësi. Të dhënat e kullës së kontrollit tregojnë se aeroplani ishte vonuar gjatë aterimit, pasi që ka qenë në lartësi të madhe, duke i paralajmëruar kontrollori i kullës, por ekuipazhi megjithatë kishte vendosur ta provojë uljen.

Ekspertët me të cilët ka biseduar Times of India thonë se ekziston mundësia që aeroplani ta ketë prekur pistën, dhe se motorët mund të jenë “gërvishtur” me asfaltin dhe pas disa minutave janë dëmtuar.

Pilotët kishin raportuar para tentimeve për zbritjes së motorët nuk po u punojnë, por nga pamjet nuk dihet nëse bëhet fjalë për të dy motorët apo vetëm për një.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

6 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago