Categories: Uncategorized

Fustani me luleshtrydhe, krijimi i stlistes shqiptare fiksoi gjithë botën gjatë pandemisë (FOTO LAJM)

Një fustan me luleshtrydhe është kthyer në fiksimin e të gjithëve në TikTok. Aq shumë njerëz e kanë dashuruar, saqë edhe mediat prestigjoze si New York Times dhe Vogue i kanë kushtuar një vëmendje të madhe. Por më e rëndësishmja në gjithë këtë është se fustani mban firmën e stilistes shqiptare, Lirika Matoshi.

Fustani duket si flokë sheqeri i zbukuruar me luleshtrydhe. Me shtresën e tylit, deklotenë dhe mëngët e fryra, New York Times e përshkruan si një veshje që Marie Antoinette do ta vishte pa dyshim, nëse do të ishte një influencuese e ditëve moderne.

Të lidhura

None found

Krijimi i Lirika Matoshit duket se zëvendësoi fustanin nga Zara që u bë viral vitin e kaluar, vetëm se ai kushtonte 50 dollarë, ndërsa fustani me luleshtrydhe kushton 490 dollarë.

Nëse në Google kërkon “strawberry dress” është krijimi i Matoshit që del mbi çdo foto tjetër.

Matoshi e dizenjoi fustanin në korrik të 2019-ës, por duket se këtë vit, gjatë pandemisë mori një super vrull dhe të gjithë po e adhurojnë. Pjesa më e madhe e njerèzve thonë se e kanë blerë fustanin menjëherë pasi e kanë parë në TikTok.

“Shumica e njerëzve që e blejnë fustanin tani, nuk e dinë ku do ta veshin, por u pëlqen ta veshin në shtëpi. As unë nuk do të dija ku ta vishja. S’kam veshur një fustan që nga fillimi i pandemisë”, -është shprehur stilistja.

Fustani është imituar nga shumë marka të modës së shpejtë dhe është shitur në Amazon dhe AliExpress, por nuk ka lidhje me origjinalin, që ka fiksuar gjithë botën dhe do të mbahet mend si fustani i pandemisë.

të fundit

Shitet në ankand për 4 mijë dollarë tufa e flokëve të presidentit të parë amerikan, George Washington

Një tufë flokësh që i përkiste George Washington, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shitur në…

32 seconds ago

Emigrimi, një plagë pa shërim/ Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për t’u larguar! Çfarë tregon anketa e fundit

Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigrantësh…

3 minutes ago

Çfarë burri je kur gjërat nuk dalin ashtu siç dëshiron? Mënyra si reagon flet shumë për marrëdhënien në çift

Është e lehtë të tregosh dashuri kur gjithçka shkon mirë. Por një kundërshtim, një refuzim apo një bisedë e pakëndshme…

5 minutes ago

Storms and high rainfall intensity / get to know the weather forecast, here are the most problematic areas

Këtë të hënë, moti parashikohet me reshje intensive shiu në disa zona të Shqipërisë. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet…

10 minutes ago

Shtrëngata dhe intensitet i lartë i reshjeve/ Njihuni me parashikimin i motit, ja zonat më problematike

Këtë të hënë, moti parashikohet me reshje intensive shiu në disa zona të Shqipërisë. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet…

12 minutes ago

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

8 hours ago