Categories: Uncategorized

Formacionet e mundshme të derbit Real-Atletico (FOTO LAJM)

Javën e kaluar falë fitores minimale në fushën e Real Valladolid, Reali i Madridit mori i vetëm kryesimin e La Ligas me 3 pikë avantazh ndaj blaugranave. Ruajtja e kreut për Realin megjithatë kalon nga derbi i Madridit pasi këtë të shtunë në ekranin e Supersport do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Los Blancos dhe Los Colchoneros.

Real Madrid-Atletico Madrid sfidë që do të zhvillohet në orën 16:00 në Santiago Bernabeu nuk është një takim si gjithë të tjerët, pasi bëhet fjalë për një derbi të nxehtë që pritet të dhurojë emocione të mëdha, spektakli gjithashtu është i garantuar. Atletico është 10 pikë larg kreut që mbahet nga Reali dhe për skuadrën e Simeones kjo sfidë është shansi i fundit për të mbajtur gjallë ndonjë shpresë të vogël për të fituar titullin kampion.

Barazimi nuk i intereson as Realit dhe as Atleticos, kjo për vetë faktin pasi skuadra e Zidane ndjen presionin e Barçës nga prapa, ndërkohë që Atletico duhet ta ngushtojë sa më shpejt diferencën me kreun aq më tepër që për momentin është edhe jashtë zonës Champions në renditje.

Hazard, Asensio dhe Bale janë 3 mungesat e rëndësishme të Zidane në këtë sfidë ndërkohë që Atletico vazhdon të vuajë mungesën e Diego Costës. Atletico sot do të kërkojë edhe një hakmarrje të vogël për humbjen në Superkupë ndaj Realit para 3 javësh, ndërkohë që sfida e fazës së parë mes tyre në kampionat përfundoi në barazim pa gola. Në La Liga këtë të shtunë nuk luhet vetëm derbi i Madridit pasi në mbrëmje do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Valencias dhe Celta Vigos.

të fundit

Horoskopi 8 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në…

4 hours ago

“Yje aktrimi, bien në tokë për çdo goditje”, serbët fajësojnë lojtarët e tyre nën titujt dramatik të mediave në Beograd

Pasi mediat serbe kthyen në dramë incidentet në përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, komentuesit serbë kanë vendosur të…

4 hours ago

Shqipëria mbetet në vend të dytë, ja renditja në grupin K/ Serbia e parafundit vetëm me një pikë

Shqipëria ka ruajtur ruajtur vendin e dytë në grupin K me 4 pikë gjithsej. Ekipi i Kombëtares pas ndeshjes së…

5 hours ago

Manaj fal serbët, Shqipëria barazon mes drithërimash në “derbin” e Ballkanit

Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj…

5 hours ago

Blindohet Arena Kombëtare, FNSH rrethojnë fushën

Stadiumi Arena Kombëtare është blinduar nga forcat e shumta të policisë në ndeshjen e sotme kundër Serbisë. Kjo për shkak…

5 hours ago

Ndryshime sërish te kuqezinjtë, largohet Broja futet Uzuni

Ndryshimet te futbollistët shqiptarë kanë vazhduar akoma. Këtë herë Silvinjo ka nxjerr Armando Brojën nga loja. Ndërkohë që për të…

5 hours ago