Moderatorja, Fjoralba Ponari sapo na prezantoi me të dashurin. Megjithëse ajo ka pranuar gjithmonë që është në një lidhje nuk ka dashur që të postojë foto me të.
Rreth këtij të fundit, Fjoralba ka folur sot në Instagram në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit.
Një prej fansave të saj si duket e ka parë atë me një çun simpatik dhe të gjatë në rrugë dhe e ka pyetur se kush është ai.
“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”- shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur “My bf (boyfriend). Dhe faleminderit.”
Në 31 dhjetor të 2018 moderatorja zgjodhi që të publikonte një foto me partnerin e saj, mirëpo fytyrën ja fshehu me një zemër duke e mbajtur kështu të fshehtë identitetin e tij.
Më pas ajo tha në një intervistë se prej kohësh ndodhet në një marrëdhënie por nuk ka dashur që partneri i saj të jetë pjesë e mediave, teksa ka shtuar se publikimi i fotos ishte një moment dobësie, sepse e kishte larg.
“Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”,- u shpreh Fjoralba.
fjoralba
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…