Policia e Shtetit është akuzuar shpesh për fshehje të ngjarjeve të rënda, operacioneve të kryera në territorin e Shqipërisë.
Por nga ana tjetër Policia e Shtetit po e shfrytëzon maksimalisht hapësirën në rrjetet sociale për të treguar mbi operacionet e suksesshme të saj të shoqëruara me dataje, foto e video.
None found
Ndërkohë që shumë ngjarje dyshohen se fshihen nga ana e policisë, në rrjetin social është hedhur një operacion në të cilin janë sekuestruar vetëm disa pako çamçakëza dhe vaj plazhi.
I reklamuar si operacion i madh dhe i suksesshëm, postimi në fjalë është kryqëzuar nga qytetarët të cilët me ironi kanë sulmuar policinë e Shtetit duke rikujtuar problemet e mëdha me të cilat po përballën qytetarët shqiptarë.
“Operacioni, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë…”- shkruan ndër të tjera policia e Shtetit.
“Bravo! Të palodhur në punën tuaj, presim të kapni ata që pjekin misra, shesin petulla, ata që kalojnë me gomarin të ngarkuar me fruta dhe ata që shesin ujë, birra, pije freskuese, nescafe , Red Bull! Se me sektorin krem plazhi, vaj plazhi, letra bixhozi mbaruat punë! Jeni të mrekullueshëm!…”- është vetëm një nga komentet epike të cilat më shumë mund t’i shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…