Nuk janë të pakta martesat të cilat përfundojnë në kohë rekord pas dasmës, por martesa në fjalë ka një histori epike.
Ngjarja ka ndodhur në Indonezi, ku një 31-vjeçar ka kërkuar divorcin dy ditë pas martesës duke akuzuar për mashtrim “nusen” e cila në të vërtetë ishte një mashkull.
Në Indonezi, në Muh, një djalë i ri u martua me 25-vjeçaren me emrin Mita pas njohjes së turë në Facebook.
Martesa e shpejtë bëri që cifti në të vërtetë të mos e njohë taman njëri tjetrin.
“U takuam për herë të parë për një kafe, nuk kisha dyshuar asgjë dhe u dashurova. Vendosëm menjëherë të martohemi”, thotë Muh.
As të ftuarit në martesën e mbajtur në qytetin e Kediri, nuk dyshuan asgjë. Problemet nisën gjatë natës së parë të martesës, kur Mita refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me burrin me të cilin ishte martuar.
E njëjta gjë ndodhi edhe një ditë më vonë, dhe pikërisht atë natë 31-vjeçari Muh mësoi mashtrimin, ndërkohë që detajet si, nuk bëhen me dije.
Pas zbulimit, Mita u largua duke humbur gjurmët dhe 31-vjeçari e denoncoi atë për mashtrim dhe kërkoi divorcin.
Në të vërtetë Mita, quhej Adi dhe ishte mashkull. /albeu.com/
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…
Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…