Policia ka shpallur në kërkim dy shqiptarë në lidhje me vdekjen e një ish snajperisit kurd, ngjarje e ndodhur në Hartlepool, Angli.
Hemëand Ali Hussain, 30 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në Charterhouse Street, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar.
None found
Policia e Cleveland tha se shtetasit shqiptarë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë në kërkim në lidhje me hetimin e vrasjes.
Hussain kishte shërbyer si snajperist në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturës Shtetit Islamik.
Një zëdhënës tha se të dy personat e shpallur në kërkim kanë lindur në Shqipëri, por mendohet se pas zhvendosjes në Angli, ku edhe jetonin, kanë lidhje me një numër qytetesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.
Një zyrtar i policisë Britanike, tha për mediat britanike: Ne do t’i bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta dy njerëz të kërkuar për të kontaktuar me policinë, dhe nëse dikush i sheh, atyre u kërkohet të mos iu afrohen atyre”.
Katër persona të tjerë të moshës 24, 38, 31 dhe 22 vjeç janë akuzuar për vrasjen e Hussain dhe janë në pritje të paraqitjeve në gjykatë.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…