Një ditë më parë, Nora Istrefi dhe Butrint Imeri publikuan bashkëpunimin e tyre të parë. “Dy Zemra” është kënga që fansat e dy këngëtarëve e pritën mjaft mirë dhe pse ka pak që është publikuar ka marrë mbi 780 mijë klikime.
Kjo këngë ka marrë gjithashtu edhe mbështetjen e kolegëve të dy këngëtarëve të njohur, të cilët kanë shpërndarë në “Instastory”-t e tyre projektin e ri.
Por ajo çfarë na tërhoqi vëmendjen ishte një koment drejtuar Robert Berishës në postimin e Butrintit në “Instagram”. Dikush e ka ngacmuar këngëtarin lidhur me këngën e re të Norës dhe Butrintit, duke i shkruar:
“Tash lirisht veç i vnon dëgjueset edhe e lshon naj konge te Mentor Kurtishit edhe vuj se kjo jete sish pas kon e bame per mu knaq”, i shkruan ndjekësi.
Roberti nuk ka vonuar t’i kthejë përgjigje, por edhe është kapur keq me komentuesin duke kaluar në ofendime.
“S’po me len nona jote me vujt, qaq po me rrin gati saqë mendja s’ta merr”, është përgjigja e Robertit, të cilit mesa duket s’i ka pëlqyer aspak ky koment ngacmues, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga një faqe në Instagram, pasi më vonë komenti është fshirë.
Si çdo herë tjetër, Roberi e ka ndarë me ndjekësit në “InstaStory” projektin e ri të ish-partneres së tij, duke etiketuar gjithashtu Norën në postim e duke i treguar suportin e tij.
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…