Reperi shumë i dashur për publikun, Capital T, është treguar gjithmonë shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private. Mirëpo së fundmi ka bërë një përjashtim dhe iu ka kthyer përgjigje ndjekësve në Instastory.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur hapur nëse i pëlqejnë apo jo femrat sepse ai kurrë nuk ka bërë publike ndonjë lidhje. Capitali ka treguar se femrat i pëlqejnë, madje ndoshta dhe më shumë se ç’duhet, por ka preferuar të mos i bëjë publike historitë e tij të dashurisë pasi jo të gjitha dëshirojnë të bëhen të njohura.
“Si nuk i dua femrat? I dua më shumë seç duhet. Por shumicën e kohës kam pasur punë me femra që nuk e duan famën edhe nuk e kanë merituar vëmendjen dhe presionin prandaj nuk kam dashur t’ja cënoj privatësinë dhe s’do e bëj as në të ardhmen. Shpesh herë të jesh i famshëm nuk është qejf dhe jo të gjithë e duan”, shkruan reperi.
Po ashtu Capitali bëri publik për herë të parë faktin që ka qenë i lidhur me vajzë nga shoëbizi. Megjithatë ai ka preferuar të mos tregojë emër apo të japë ndonjë detaj.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…