Categories: Uncategorized

“E këputur me ethe e kollë”, moderatorja shqiptare dyshon se ka kaluar koronavirusin (FOTO LAJM)

Moderatorja Einxhel Shkira ka folur për periudhën e izolimit dhe tregoi se gjithmonë kishte dashur një muaj pushim dhe kur kjo gjë ndodhi, ishte si një ëndërr e bërë realitet, sepse ishte një periudhë qetësie dhe shkëputjeje nga bota.

Por 5 ditë ishte në merak, për shkak se dyshonte se mund të ishte e infektuar me koronavirus. Kishte tempertaturë, dhimbje fyti, kollë, ethe, por nuk e bëri testin dhe nuk e di nëse e kaloi apo jo virusin.

Të lidhura

None found

“E kam thënë dhe më përpara dhe isha ndër njerëzit që thosha: O Zot, pse nuk më jep një muaj që vetëm të rri në shtëpi, mos dal, mos bëj asgjë, vetëm të fle gjumë, një muaj dua.

U shkëputa fare, nuk kam parë televizor, nuk kam parë filma, nuk kam parë Netflix, nuk kam takuar njeri, as kam folur me njeri, domethënë unë kam qenë totalisht e izoluar. Shyqyr kam një ballkon, e kam në kat të fundit, më binte dielli, kam marrë rreze dielli aty, kam bërë pafund banjo dielli. Muzika, lëngjet e frutave dhe pushime. Për mua kanë qenë pushime…” – tha Einxhel në emisionin Rudina.

“E pata këtë merak, se u sëmura 5 ditë. Nuk e di, nuk e mësova kurrë se çfarë ishte, kisha pak temperaturë. Ishte në javën e dytë të marsit. Ndoshta dhe mund të ketë qenë, sepse një koleg tek puna ime doli që kishte qenë pozitiv, por gjithë të tjerët negativë. Thashë pse duhet të isha qenë unë ajo e pafata që të ma kishte ngjitur pikërisht mua. Por që 5 ditë isha në gjendje si e këputur, e përgjumur, kisha ethe, kollë, dhimbje fyti. Mund të ketë qenë dhe korona, por mund të ketë qenë dhe thjesht ndryshimi që bëri trupi me futjen në karantinë”- përfundoi modetarorja.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago