Çagatay Ulusoy është një nga aktorët më të pëlqyer nga publiku e sidomos nga vajzat, të cilat mbetën zemërthyera kur u zbulua se ai është në një lidhje. Ulusoy është prej kohësh në një marrëdhënie me aktoren Duygu Sarisin.
Kjo e fundit njihet nga roli i “Burxhus” në serialin “Vrasje të vogla”. Lidhja e Ulusoy dhe Sarisin ka qenë me ndarje e bashkime, por çifti gjithmonë janë kthyer në krahët e njëri tjetrit. Edhe në këtë periudhë pandemie ata janë karantinuar bashkë dhe po jetojnë në një shtëpi në fshat. Nga atje e dashura e aktorit ka publikuar një foto të saj, pa makeup dhe e veshur me kostum sportive dhe syze. Kjo pamje e Sarisin nuk u ka pëlqyer aspak fansave.
Aktorja 32-vjeçare ka marrë komente të shumta negative nga fansat e të dashurit të saj. Sarisin ka zgjedhur të mos u përgjigjet komenteve. Aktorja ka patur reagime negative që kur u zbulua lidhja e saj me Ulusoy.
Siç duket fansat e aktorit nuk mund ta shohin dot atë me një vajzë përkrah. Kujtojmë që vetë Ulusoy ka preferuar këtë lidhje ta mbajë sa më larg syrit të publikut.
Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ende nuk është afër rinovimit të kontratës, pavarësisht thashethemeve për një marrëveshje të arritur.…
Tirana do të mirëpresë të hënën, më 16 qershor 2025, Ministerialin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore…
Një model i ri i shkollave verore do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar për “të shtënat e tmerrshme” në Minesota dhe sipas tij,…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një vajzë 24-vjeçare është përdhunuar në shtëpinë e saj në Biella. Ajo…
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka qenë së fundmi duke vizituar vendlindjen e tij, Tetovën. Gjatë vizitës së tij…