Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku dy aktorë humbën jetën pasi ranë nga ura teksa po xhironin një pjesë filmi.
Lajmin e hidhur e bëri publik rrjeti meksikan Televisa. Aktorët Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke provuar një skenë të enjten kur ndodhi aksidenti- thuhet në deklaratë.
“Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilëve ne i dërgojmë ngushëllimet tona,”- vazhdon më tej deklarata.
Produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti por detaje të tjera nuk u bënë publike.
Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke xhiruar sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad” (Pa frikë nga e vërteta).
Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat…
Jozefin Marku ka folur për herë të parë në “Goza dhe Gra”, pas incidentit në BBV. Ai iu përgjigj pyetjes…
Në një mbrëmje magjike, ku dritat shumëngjyrëshe vallëzonin mbi një skenë të mbushur me emocion, nisi nata finale e Eurovision…
Një aksident me pasojë plagosjen e babë e bir ka ndodhur këtë mbrëmje në Krumë. Burime bëjnë me dije se…
Një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak…
Edicioni i 69-të i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025 kulmon sonte me Finalen e Madhe. Në këtë mbrëmje do…