Categories: Uncategorized

Duke qarë dhe e rraskapitur, fotot nga takimi i Kim Kardashian dhe Kanye West (FOTO LAJM)

Kim Kardashian dhe Kanye West janë takuar së bashku për herë të parë që nga tubimi i fushatës në Karolinën e Jugut një javë më parë. Kim fluturoi drejt Cody të hënën duke u përpjekur të bind Kanye të trajtohet për bipolaritetin.

Ata janë takuar bashkë dhe nga fotografitë e kapura nuk duken të lumtur, madje Kim u pa e përlotur, teksa bisedojnë në një automjet.

Fillimisht ata u panë në një restorant dhe si duket kanë vijuar bisedat e tyre në makinë.

“Ajo është shumë e ndjeshme për gjithçka, dhe gjithashtu e rraskapitur,” tha një burim për revistën People të hënën. “Ndihet shumë e lënduar nga Kanye. Ajo është përpjekur të flasë me të shumë herë dhe ai thjesht e injoron atë. Është e gjitha një situatë e keqe ‘.

Burimi më tej shtoi: ‘Ajo vendosi të fluturonte drejt Cody për të biseduar personalisht me të. Ajo nuk dëshiron të injorohet më. ‘

Javën e kaluar, Kim reagoi për herë të parë në Instagram pas deklaratave të Kanye, duke pranuar se ajo ishte e pafuqishme ndaj problemeve të tij psikologjike, duke e quajtur burrin e saj brilant, të shkëlqyeshëm, por të ndërlikuar.

Ylli i KUWTK tha se ‘fjalët e tij ndonjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij’ teksa Kanye pretendoi se ai ishte ‘duke u përpjekur të shkurorëzohej’ nga Kim pasi ajo u takua me reperin e tij Meek Mill në një hotel. Ai po ashtu ka folur për abortin që kanë menduar për North dhe një sërë çështjesh delikate.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, burime pranë dyshes treguan se reperi as nuk dëshironte ta takonte bashkëshorten e tij, por duket se ujërat janë qetësuar.

Në postimin e fundit në Twitter, ai i ka kërkuar falje publike Kim-it dhe e pranoi se e ka lënduar, ndërsa tani e ka kuptuar gabimin.

“Dua t’i kërkoj falje gruas time Kim që e bëra publike diçka që ishte private. Unë nuk e ‘mbulova’ siç ajo më ka ‘mbuluar’. Dua t’i them Kim-it e di që të kam lënduar! Të lutem më fal! Faleminderit që je gjithmonë aty për mua!”- ka shkruar Kanye, i cili gjithashtu ka fshirë deklaratat e publikuara më herët në llogarinë e tij në Twitter.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago