Një dramë e vërtetë ka ndodhur në shtëpinë e pronarit të televizionit Era në Maqedoni, Avdulla Mehmetaj, i cili është daja i këngëtares së njohur Adelina Tahiri.
Ka qenë vetë Adelina ajo e cila ka publikuar lajmin duke e shoqëruar me mesazhin: “Dajo jemi me ty!”
Në foto, Avdulla Mehmetaj shfaqet i shtrirë në spital, pasi është plagosur në kokë me çekan nga bashkëshortja e tij. Arsyeja e këtij sulmi lidhet me pasurinë dhe kontratën martesore, në të cilën thuhej se bashkëshortja Arlinda Mehmetaj duhej të kujdesej për të deri sa të ishte gjallë.
Si ndodhi ngjarja:
Me datë 03/01/2020 pas një mbrëmje të qetë shtrihen që të flejnë viktima Abdulla Mehmetaj ish pronari i TV ERA me gruan e tij Arlinda Mehmetaj.
Në orën 02:40 viktimës ia nxjerr gjumin jastëku në fytyrë veç kësaj ai ishte lidhur gjat natës me litar këmbëve dhe duarve disi viktima kishte arritur të çlirohet nga agresorja në fjalë dhe e kishte shtyrë ku ky deri sa kishte marrë veten dhe duke zbritur në katin përdhesë Arlinda Mehmetaj ishte fshehur në një pjesë të errët duke e goditur me çekan në kokë disa herë ku edhe i kishte shkaktuar të çara në kokë.- përcjell news33.tv
Simbas Abdullahut arsyeja ishte pasurija e tij gjithashtu ai theksoi se në marrëveshjen pronësore dhe të pasurisë nënvizohej kushti që Arlinda Mehmetaj të kujdeseshte për të deri sa të jetë gjallë.
Këtë të enjte, deri në orën 10:30, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë mbërritur 161 899 zarfe me fletëvotimi, i…
Prej dy ditësh rrjetet sociale, veçanërisht TikTok-u, janë përfshirë nga thashethemet rreth çiftit të njohur Leo dhe Lela, pasi në…
Shtetasi italian Davide Pecorelli, është ekstraduar këtë të martë nga Italia drejt Shqipërisë, ku u mor në dorëzim në Aeroportin…
Një mëngjes që nisi si çdo tjetër, u kthye në tragjedi në Uttarakhand të Indisë. Një helikopter i kompanisë Aerotrans…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë për shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë…
Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Has, ku shtetasi Ylber Jaku, ekzekutoi 34-vjeçarin Reshit Sallahun, pa…