Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të martohet së shpejti me të fejuarën Carrie Symonds, e cila raportohet se është pesë muajshe shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit.
Pas qarkullimit të zhurmave të shumta, zonja Symonds njoftoi zyrtarisht zhvillimin në llogarinë e saj në Instagram Duke shkruar: “Në fund të viti të kaluar ne u fejuam dhe presim një bebe këtë verë”.
None found
Djali ose vajza do të jetë fëmija i gjashtë i kryeministrit nga tre gra të ndryshme. Johnson është teknikisht ende i martuar me gruan e tij të dytë, ndërsa i ka propozuar të tretës rreth kohës së Krishtlindjeve.
Ai pritet të bëhet kryeministri i parë në më shumë se 200 vjet që martohet gjatë kohës në post, dhe i pari që do të presë një fëmijë që prej kolegut konservator David e Samantha Cameron që lindën bijën Florence.
55 vjeçari Johnson, ka katër fëmijë të rritur me gruan e ndarë Marina Wheeler dhe një fëmijë prej një lidhjeje me biznesmenen e pronave Helen Macintyre.
Deri kohët e fundit Johnson refuzonte të tregonte sa fëmijë kishte, por shtatzania e Symonds kabërë që e kaluara e tij të gjurmohet më në detaj.
Symonds është partnerja e parë e pamartuar e një kryeminsitri britnaik që banon në selinë kryeministrore 10 Doëning Street.
Juventusi ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për ndeshjen ndaj Genoas, në kuadër të javës së Serie A,…
Noah Wyle është shpallur Mashkulli më Seksi i Gjallë nga revista People për vitin 2026, me aktorin 55-vjeçar, i cili…
Bashkimi Europian, u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri…
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi,…
Të paktën 86 persona kanë humbur jetën dhe 77 persona janë shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur sot në…
Partizani U19 - Hradec Kralove U19Partizani U-19 zhvilloi ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League ndaj…