Categories: Uncategorized

Djali i Edi Ramës hap ekspozitë në Janinë: Shigjetat nuk janë vetëm fjalë (FOTO LAJM)

Djali i Kryeministrit, Greg Rama në një prej galerive të qytetit të Janinës ka çelur ekspozitën e tij “Fidem”. Ndër vizitorët e parë të saj ishte edhe kryebashkiaku i Janinës, Moses Elisaf.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të tij, Gregu ka bërë të ditur se kuratori i kësaj ekspozite është profesori i tij, Vladimir Myrtezai.

Më poshtë Gregu përshkruan mënyrën se si lindi ideja për të sjellë ekspozitën “Fidem” dhe se shigjetat që janë simbol i saj, nuk janë thjeshtë fjalë që mund të shkaktojnë dëme, por edhe mendime e kujtime që krijuam ndër vite.

“Kur vizatova “Fidem”, shkova të këshillohem me kuratorin e ardhshëm të ekspozitës, i cili më pyeti:

Çfarë do të tregojnë ato shigjeta?

A do të fluturojnë ato në të gjithë galerinë…a do të drejtojnë në hyrje të galerisë, a do të fluturojnë brenda dhe jashtë galerisë…?

Në Shqipëri kemi një shprehje të zakonshme që një fjalë mund të shkaktojë më shumë dëme sesa çdo armë. Pra, ato shigjeta nuk janë vetëm fjalë, që kërkojnë të shkaktojnë dëme, ato janë edhe mendime, kujtime, ngjarje të gëzuara apo shqetësuese, duke depërtuar nëpër muret që krijuam ndër vite për tu mbrojtur.

Ndonjëherë ato humbasin, ndonjëherë afrohen dhe disa herë të tjera ata tregojnë drejtpërdrejt zemrat dhe jetën tonë. Dua t’ju falënderoj të gjithë ju që keni qenë këtu. Dua të falënderoj të gjithë grupin tim të punës që më përkrahën dhe bëra një punë fantastike! Unë dua të falënderoj zotin Kryebashkiak që ishte këtu. Unë me të vërtetë shpresoj që ju zoti kryetar të vlerësoni artin aq sa unë vlerësoj politikën”, shkruan Greg Rama.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët në vendin fqinjë deri më datë 31 janar, ndërsa prezantimin e saj të parë “Fidem” e pati në Shqipëri në shtator 2018./panoramaDjali i Kryeministrit, Greg Rama në një prej galerive të qytetit të Janinës ka çelur ekspozitën e tij “Fidem”. Ndër vizitorët e parë të saj ishte edhe kryebashkiaku i Janinës, Moses Elisaf.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të tij, Gregu ka bërë të ditur se kuratori i kësaj ekspozite është profesori i tij, Vladimir Myrtezai.

Më poshtë Gregu përshkruan mënyrën se si lindi ideja për të sjellë ekspozitën “Fidem” dhe se shigjetat që janë simbol i saj, nuk janë thjeshtë fjalë që mund të shkaktojnë dëme, por edhe mendime e kujtime që krijuam ndër vite.

“Kur vizatova “Fidem”, shkova të këshillohem me kuratorin e ardhshëm të ekspozitës, i cili më pyeti:

Çfarë do të tregojnë ato shigjeta?

A do të fluturojnë ato në të gjithë galerinë…a do të drejtojnë në hyrje të galerisë, a do të fluturojnë brenda dhe jashtë galerisë…?

Në Shqipëri kemi një shprehje të zakonshme që një fjalë mund të shkaktojë më shumë dëme sesa çdo armë. Pra, ato shigjeta nuk janë vetëm fjalë, që kërkojnë të shkaktojnë dëme, ato janë edhe mendime, kujtime, ngjarje të gëzuara apo shqetësuese, duke depërtuar nëpër muret që krijuam ndër vite për tu mbrojtur.

Ndonjëherë ato humbasin, ndonjëherë afrohen dhe disa herë të tjera ata tregojnë drejtpërdrejt zemrat dhe jetën tonë. Dua t’ju falënderoj të gjithë ju që keni qenë këtu. Dua të falënderoj të gjithë grupin tim të punës që më përkrahën dhe bëra një punë fantastike! Unë dua të falënderoj zotin Kryebashkiak që ishte këtu. Unë me të vërtetë shpresoj që ju zoti kryetar të vlerësoni artin aq sa unë vlerësoj politikën”, shkruan Greg Rama.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët në vendin fqinjë deri më datë 31 janar, ndërsa prezantimin e saj të parë “Fidem” e pati në Shqipëri në shtator 2018./panorama

të fundit

Mediat italiane i bëjnë jehonë takimit Meloni-Rama në Samit: Për herë të parë do të ketë mbledhje qeveritare, ja për çfarë ranë dakord dy liderët në Tiranë

Samiti i Komunitetit Politik Europian ishte rasti për një takim dypalësh midis Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, dhe Kryeministrit të…

16 minutes ago

Ursula von der Leyen publikon foto nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë: Një moment historik për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka cilësuar mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë…

29 minutes ago

Negociatat në Stamboll, Ukraina e zemëruar për kërkesat ruse

Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet zgjatën më pak…

1 hour ago

Rama e Macron vizitë te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë shkuar në ambientet e Piramidës në Tiranë, ku u nënshkrua marrëveshja…

1 hour ago

Aksident në Laç! Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një nga drejtuesit transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e…

2 hours ago

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, renditet e para

SHBA- CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka…

2 hours ago