Në nisje të sezonit të ri televiziv, pas karantinës, të gjithë u surprizuam pasi u vu re mungesa e Ilda Bejlerit në emisionin “Procesi Sportiv”, të cilin ajo e moderonte përkrah Edi Manushit. Në vend të saj u shfaq Alesia Bami dhe asnjëherë nuk u kuptua arsyeja e largimit të papritur të Bejlerit.
Mirëpo siç duket Ilda nuk është ndarë në mënyrën më të mirë të mundshme me stafin e emisionit sportiv, sepse së fundmi ajo ju ka hedhur një goxha thumb. Siç ftohen gjithmonë personazhe të njohur, së fundmi në Procesin Sportiv ishte edhe Lulëzimi, një nga djemtë që mori pjesë në edicionin e shkuar të spektaklit “Përputhen”
Siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak moderatores, duke qenë se Lulëzimi nuk vjen nga një fushë që ka lidhje me sportin, veçanërisht futbollin.
“Këtu tek ne kanë mbaruar futbollistët sa që edhe tek Procesi Sportiv ku duhet të flitet për futboll gjejmë Lulëzimin që kërkon akoma grua!”, ka shkruar Ilda Bejleri me ironi.
Përflitej se moderatorja do të shfaqej gjatë muajit shtator në një logo të re televizive, por deri më sot nuk e kemi parë askund. Gjatë një interviste në muajin gusht për “Edicionin Veror”, ajo tha se ka marrë shumë oferta pune, por do të tregonte gjithçka kur të vijë momenti i duhur.
“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentit dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur”, u shpreh moderatorja.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…