Categories: Uncategorized

DETAJET/ Dy të vrarë në atentatin në Durrës, pista ku dyshon policia (FOTO LAJM)

Dy persona gjetën vdekjen në një atentat mafioz të shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkozet të Durrësit.

Viktima janë 35-vjeçari Dorjan Shkoza, dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç.

Të lidhura

None found

Dy të rinjtë u qëlluan me breshëri automatiku, nga një makinë në ecje e sipër, teksa ndodheshin në trotuar pranë tregut të fruta perimeve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Kjo pasi Shkoza rezulton edhe i dënuar me 8 vjet për drogë dhe kishte dalë nga burgu në fund të vitit 2010, teksa kishte në pronësi kishte një pikë servisi makinash në zonën ku ndodhi krimi.

Dyshohet se pikërisht 35-vjeçari ka qenë në shënjestër të atentatorëve, çka ka bërë që prej plumbave të marrë në trup dhe në kokë, të gjejë vdekjen.

Ndërkohë Avdija, ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pak pas ekzekutimit të dyfishtë në zonën e Bishtit të Zhurit, në Rrogozhinë, u gjet një automjet i djegur, i cili dyshohet të jetë përdorur nga atentatorët.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Benz” me targë AA 693 ZE, i cili rezulton të jetë i vjedhur.

të fundit

Korreshi për përplasjen Spiropali-Rama: Ajo u rrëzua politikisht dhe përjetoi fuqinë e shtetit mbi veten

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te largimi i…

19 seconds ago

Kamionçina merr flakë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa dëmtime

Një kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar. Mësohet se në…

9 minutes ago

Two employees suspected of stealing diesel at Skopje’s Public Transport Company, Gjorgjievski announces their dismissal

Dy punonjës të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup dyshohet se kanë vjedhur naftë nga pompa për furnizimin e autobusëve…

14 minutes ago

Siljanovska-Davkova and Shiroka-Pula discuss the Prizren-Tetovo tunnel and the Pristina-Skopje railway

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Ohër, u takua…

14 minutes ago

Hashim Thaçi’s defense seeks to extend appeal deadline until January 18, 2027

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale në Hagë që t’ia zgjasë deri më 18…

14 minutes ago

Pacolli accuses officials of abuses at Vlora Airport: “The patriot” benefited from more than €40 million without investing a single cent

Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një reagim të gjatë në Facebook, në të cilin ka ngritur…

14 minutes ago