Categories: Uncategorized

Deputeti më i veçantë në Shqipëri: Lëviz nëpër Tiranë me biçikletë rozë e flokë të kuqe (FOTO LAJM)

Deputeti Selami Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve në Shqipëri, është një ndër më të komentuarit në mediat online.

Kjo më së shumti për shkak të pamjes se tij dhe stilit deri diku të cuditshëm të veshjes.

Ditën e sotme, ai është fotografuar duke lëvizur në Tiranë me
biçikletën e tij ngjyrë pink, dhe pse në dukje biçikletë për vajza, ai e ka “kombinuar” me ngjyrën e flokëve.

Fotot e Jenisherit janë realizuar nga fotografi, Agim Rama, i cili në facebookun e tij ka postuar dhe një bisedë që ka zhvilluar me kreun e Partisë së Pensionistëve, i cili sipas tij tregon se edhe nëse nuk zgjidhet deputet, për të rëndësi ka qe pensioni do i dal në vlerën e 7500 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Deputeti 80 vjeçar Selami Jenisheri me biçikleta femre, trego se do te votoja me kënaqësi listat e hapura e jo ato qe thotë Rama dhe Basha.

“Unë jam i lumtur që arrita të bëhem deputet ne moshën 78 vjeçare. Jam njeri me fat. Zoti me ka dhënë energji që te shëtis me biçikleta nga Shkodra ne Tirane ne kohe te mire. Kur bie shi udhëtojë me autobuz.

Takoje miq e shoke dhe me japin kurajo për te qene i forte. Po do me pëlqente që deputetet te zgjidheshin nga populli. Bie fjala Tirana ka 24 njësi. Çdo njësi te përzgjidhte me drejt votë dy veta.

Të futen në garë me njeri-tjetrin dhe kushdo qe fiton te ishte kandidat potencial për forcën e vet politike. Kështu të beje PS-ja ,PD – ja , LSI etj. Kjo do ishte një mrekulli e vërtet.

Si deputeti me i vjetër ne moshë në Kuvendin e Shqipërisë dua te kontribuojë sadopak për ketë vend. Vij nga rrodhet e pensionisteve qe kemi kontribuar gjithë jetën për këtë vend, por s’duhet te na paragjykoni.

Aq ditëm, kaq bëme. E ardhmja u përket te rinjve. Ata duhet te jene ne Kuvendin e ardhshëm…perfundon bisedën deputeti Selami Jenisheri”.

Kur e pyetem se nëse do merrej pas mbarimit te mandatit? Ai na u përgjigje që i mjaftonte pensioni qe i dilte 75 mije leke ne muaj. E se do argëtohej me njerëzit me te dashur te zemrës”, shkruan Agim Rama. /albeu.com/

të fundit

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

27 minutes ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

35 minutes ago

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

53 minutes ago

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…

1 hour ago

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…

2 hours ago

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…

2 hours ago