Janë zbardhur detaje të reja dhe pamje nga 30-vjeçari nga Delvina i cili u gjet i vrarë me armë zjarri.
Policia tha zyrtarisht se në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri Enteo Isufaj, rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.
Mësohet se i riu ishte djali i pronarit të linjës së autobusëve Delvinë-Tiranë dhe punonte në firmën e të atit si shofer.
Miq të tij kanë bërë mesazhe prekëse, ku dy prej tyre shkruajnë:
“O vëllai im, o shpirti i vëllait pse vrave veten o vëlla? Ti më the s’kam gjë o vëlla, ti më fole pardje o vëllai im, ç’na bëre o vëlla pse o vëlla bashkë folëm pardje unë të prisja pse o vëllaçko im pse”.
“Pse na i bërë këtë mor vëlla, pse na i bëre. Do na mungosh shumë, jashtë mase shumë. U prehsh në paqe”, shkruan një tjetër.
Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje, duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për…
Sot, më 4 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot mund të ndjeni një nevojë për më…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sot se pritet të zhvillojë bisedime të reja për…
Hamasi thotë se mbetet i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin për lirimin e të gjithë pengjeve të…