Observatori i futbollit CIES ka përfituar nga ndërrimi i viteve për të përditësuar listën me vlerën e futbollistëve, ku natyrisht që më i shtrenjti mbetet sulmuesi i Paris Saint Germain , Kylian Mbappe me një vlerë prej 265.2 milionë eurosh.
Në këtë renditje, janë plot 20 lojtarë, vlera e të cilëve e kalon shifrën e 100 milionë eurove dhe nga këta, vetëm dy janë pjesë e Serisë A, dhe bëhet fjalë për dy sulmuesit e Interit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.
None found
Vlera e argjentinasit është rritur ndjeshëm këtë sezon dhe aktualisht sipas CIES ai vlen 115.7 milionë euro, duke u renditur në vendin e 10, ndërsa Lukaku në vendin e 19 me 100.2 mln euro.
Gardiani me vlerën më të lartë mbetet ai i Liverpoolit Alisson Becker me 77 milionë euro, qendërmbrojtës është Van Dijk me 93 milionë euro dhe mbrojtës krahu Alexander-Arnold me 110.5 milionë euro, ndërsa mesfushor është Maddison me vlerë 112 milionë euro.
Me kalimin në orën dimërore dhe shkurtimin e ditëve, familjet përballen me një rritje të konsumit të energjisë elektrike. Ndriçimi…
Një ngjarje e pazakontë ka përfunduar në hetim penal në Itali, ku një 76-vjeçar akuzohet se ka shkaktuar qëllimisht vdekjen…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…