Në kushtet kur vendi po vijon betejën me virusin COVID-19, Bashkia Ura Vajgurore ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për njerëzit në nevojë.
Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, bën me dije se nga kjo ndihmë do të përfitojnë ato pensionistë që nuk kanë pranë vetes fëmijët dhe familjet në nevojë.
None found
“Kemi nisur shpërndarjen e pakove ushqimore si një ndihmë për familjet në nevojë dhe pensionistët që nuk kanë pranë vetes familjarë që kujdesen për to.
Askush nuk do ngelet vetëm këto ditë beteje me virusin COVID- 19. Punonjësit tanë të bashkisë do vijojnë misionin e tyre social dhe human për çdokënd që ka nevojë për ne”, shkruan Juliana Memaj.
Punonjësit e Bashkisë Ura Vajgurore janë kujdesur që krahas përdorimit të dorezave dhe maskave, të mbajnë dhe distancën me personat që përfitojnë pakot ushqimore, duke ua dorëzuar në derën e shtepisë ndihmat.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…