Categories: Uncategorized

Aspak dashuri, zbulohen letrat e Princit Filip për Princesh Dianën (FOTO LAJM)

Princesha Diana dhe Princi Charles patën një divorc të ashpër që shqetësoi të gjithë Familjen Mbretërore.

Detaje intime të martesës së tyre kanë dalë përgjatë viteve, edhe gjatë hetimit për vdekjen e Dianës.

Diana, Princesha e Popullit ’vdiq tragjikisht në moshën 36 vjeçare, së bashku me të dashurin Dodi Fayed, 42 vjeç, në një aksident me makinë në Paris në 1997.

Pretendohet se Filipi dikur i dërgonte letra Dianës, duke e kritikuar ashpër për ndarjen e saj madje dhe duke e fyer.

Letrat, të dërguara në vitet 1994 dhe 1995, dolën në dritë kur shoqja e saj e ngushtë Simone Simmons foli për to.

Zonja Simmons, i tha se ka dëgjuar Princ Filip të fliste me Dianën për orë të tëra në telefon – dhe kujtoi një bisedë kur princesha foli me të dhe ishte shumë ‘e zemëruar’.

Ajo deklaroi se: “Diana më lexoi një letër, dhe ajo ishte kaq e zemëruar dhe kur lexonte letrën madje imitonte zërin e Dukës së Edinburgut”

Znj Simmons tha që njëra prej letrave ishte shkruar me dorë, ndërsa tjetra ishte e shtypur.

Kur e pyetën nëse Duka i ishte drejtuar në mënyrë fyese dhe poshtëruese për sjelljen e princeshës, zonja Simmons u përgjigj ‘po’.

Ajo pranoi që letrat ishin ‘jashtëzakonisht të turpshme’, duke thënë se në njërën prej tyre Diana u skuq nga turpi.

Disa të tjerë kundërshtuan duke thënë që Filipi i dërgoi Dianës vetëm gjashtë letra në 1992.

Ata deklaruan se ai i ishte drejtuar Dianës me fjalë të dashura dhe të kujdesshme dhe ishin shkruar me qëllimin për t’a ndihmuar princeshën të rishikonte martesën e saj.

Filipi u vu nën presion për të dëshmuar pas rrëfimit të zonjës Simmons, megjithatë gjykatësi Scott Baker, në fund vendosi që Duka të mos paraqitej për të dëshmuar.

të fundit

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…

3 hours ago

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…

4 hours ago

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…

4 hours ago

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…

4 hours ago

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…

5 hours ago

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…

5 hours ago