Ditët e fundit shumë aktivitete, shkolla, restorante lokalet dhe vendet publike vendosën të mbylleshin deri në një njoftim të dytë nga qeveria për shkak të Koronavirusit.
Edhe emisionet e ndryshme filluan të bëjnë transmetimin pa praninë e publikut. Së fundmi moderatorja Arbana Osmani ka sqaruar ndjekësit e “Dua të të bëj të lumtur” nëpërmjet një postimi në “Instagram” se çfarë do të ndodhë me emisionin në vazhdim.
None found
“Shumë prej jush më kanë pyetur në lidhje me vazhdimin e “Dua të të bëj të lumtur” dhe dua t’ju komunikoj se do të jemi në trasmetim këtë të shtunë dhe të shtunën e ardhshme.
I kemi regjistruar më përpara këto episode që do t’ju bëjne shoqëri gjatë ditëve në vijim.Shpresoj shumë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt e të mos na duhet të ndërpresim punën, por për momentin, është shëndeti mbi të gjitha, mbi punën,mbi qejfet, mbi argëtimin. Ju lutem qëndroni në shtëpi mbroni veten dhe të tjerët, bashkë do t’ia dalim”, shkruan moderatorja.
Ditën e sotme Arbana ka ndarë story të ndryshme duke treguar se ndodhet në shtëpi pranë djalit dhe partnerit të saj, Eduart Grishaj.
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…