“Më ka thënë babi: Edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë!”
Adrola Dushi është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare, e cila prej vitesh karrierën e ka zhvilluar në SHBA, ndërkohë që jo rrallë herë është kthyer në Shqipëri për projekte në ekran dhe jo vetëm.
None found
Ditën e sotme, Adrola, ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e saj personale. Siç mund ta dini, modelja është divorcuar kohë më parë nga bashkëshorti, ndërkohë që është mami i një djali, Troi, me të cilin ka një marrëdhënie të veçantë.
Gjatë intervistës me moderatoren Dojna Mema, Adrola ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin nga partneri, madje edhe sot e kanë të vështirë ta pranojnë.
E pyetur nëse prindërit e saj kanë dëshirë që të shohin vajzën të veshur sërish me fustanin e bardhë, duke qenë se kjo është dëshira e çdo prindi.
“Nuk di ça të them, të betohem! Më ka thënë babi: Edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë! Domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë”- përgjigjet Adrola duke qeshur.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…