Elita Rudi ishte e ftuar në “5 datat” ku ka folur për njohjen me Gjiko, të cilin e ka njohur falë emisionit të saj.
Ajo ka treguar se ka refuzuar disa herë ta takonte reperin sepse nuk mendonte se ai transmetonte energji të mirë, teksa më pas tha se e papritura i ndodhi në takimin e parë, që ka zgjatur 8 orë.
Sakaq, Elita thotë se gjatë takimit ai i ka thënë të lyejë flokët e zeza, sepse atëkohë ajo ka qenë bjonde, madje dhurata e parë që ai i ka blerë është pikërisht një bojë flokësh.
“Në fillim nuk doja ta takoja, e kam shtyrë disa herë takimin, thoja “Jo nuk dua ta takoja’. Nuk mendoja se do më jepte atë energji që më dha. Në takimin e parë kemi mbetëm 8 orë bashkë.Edhe dhurata e parë e Gjikos ka qenë një bojë flokësh e donte t’i bëja të zeza e tani nuk më le t’i bëjë më bjonde.”
Tashmë Elita dhe Gjiko janë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Zëri dhe janë në pritje të një vajze.
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…