Categories: Uncategorized

57 vjet nga tërmeti katastrofik në Shkup ku humbën jetën mbi 1000 persona (FOTO LAJM)

Shkupi sot shënon një përvjetor të hidhur. Janë bërë 57 vjet nga tërmeti katastrofik dhe fatal që u kishte shkaktuar shumë pasoja banorëve të kryeqytetit.

Shtëpi të shndërruara në gërmadha, nëna që kishin humbur fëmijën, bashkëshortë që kishin humbur bashkëshortin, baba që kishte humbur djalin dhe një shpresë e shuar për jetën.

Të lidhura

None found

Kështu u zgjuan shkupjanët mëngjesin e 26 korrikut 1963. Të frikësuar dhe të pasigurt në tokën që shkelnin ata vetëm tentonin që të shpëtojnë jetën e tyre nga fatkeqësia natyrore, e cila u tregua e pamëshirshme për ta.

Ishte ora 5:17 minuta, kur Shkupi u zgjua nga tërmeti katastrofik, fuqia e të cilit ishte nëntë ballë sipas shkallës së Merkalievit ose gjashtë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

Ndërsa, dridhje më të vogla kishte deri në orën 5:43 minuta. Gjatë kësaj fatkeqësie natyrore, humbën jetën 1.070 persona, ndërsa 3.000 të tjerë u lënduan. Gjithashtu, u shkatërruan 15.800 ndërtesa dhe u dëmtuan 28.000 të tjera.

Ndërkaq, mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë. Hekurudha e vjetër sot është Muze i Qytetit të Shkupit dhe paraqet simbol të tërmetit të madh. Ora e hekurudhës gjithmonë mban akrepat 5:17, për të rikujtuar tërmetin katastrofal.

Paraprakisht Shkupi, atëkohë metropol i provincës Dardania, ishte goditur edhe prej dy termeteve të tjera. Në vitin 518, forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë, kur mbetën të shkatërruara 24 fortesa të qytetit. Tërmeti katastrofal plotësisht kishte shkatërruar Skupin dhe gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë.

Ndërsa, tërmeti ardhshëm ka ndodhur në vitin 1555, intensiteti i tij ka qenë 10 ballë, pas çka për herë të dytë qyteti është shkatërruar.

të fundit

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

12 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

15 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

20 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

21 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

24 minutes ago

State Supreme Audit finds endless violations in 2025 budget, economic and financial damage of 135 million euros

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

26 minutes ago