Prej kohësh ishte përfolur se modelja shqiptare, Heidi Lushtaku dhe boksieri Robin Krasniqi i kanë dhënë fund fejesës së tyre 4-vjeçare.
Lajmet kanë qenë të vërteta dhe së fundmi Heidi i ka konfirmuar me një deklaratë publike.
None found
Modelja shkruan se ata edhe pse kishin katër vite së bashku, nuk arritën ta ruajnë harmoninë dhe përkushtimin për njëri-tjetrin, duke përfunduar në vendimin e ndarjes.
Heidi shprehet se ajo dhe Robin kanë mbetur miq dhe ka një respekt të veçantë për ish-vjehrrën e saj.
“Përshendetje të gjithë përkrahësve dhe kureshtarëve! Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin asnjëherë s’kam dashur të flasë publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngase është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast të deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë. Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhë afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.
Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoj në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyeshëm që ma dhuroi jeta, dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykojë me pendesë. Prandaj unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi”, shkruan modelja.
Kreshnik Hajrizi është rikthyer në aksion me skuadrën e Sionit, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit. Qendërmbrojtësi…
Qetësia mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë zgjati vetëm rreth dy orë. Situata është tensionuar sërish pasi një person hodhi…
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokrurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për…
Sulmuesi Vedat Muriqi do të jetë titullar për Fenerbahcen ndaj Slavia Pragës, në Ligën e Kampionëve.Skuadra turke pësoi një humbje…
Vala serioze e trazirave sociale në Francë në vitet e fundit e ka zhytur vendin më thellë në krizë në…
Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të bypass-it Mbrostar–Levan, pranë rrethrrotullimit të Spitalit Memorial Turk…