Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2019 nga gazeta prestigjioze spanjolle, MARCA, duke i grumbulluar 59% të votave dhe duke e lënë rivalin e vet, Cristiano Ronaldon, mbrapa në vendin e katërt me vetëm 7% të votave.
E përditshmja spanjolle e përpiloi një listë me 100 futbollistët më të mirë të vitit të kaluar, me Messin që ishte zgjedhje e lehtë për të për t’u shpallur më i miri si fitues i Topit të Artë 2019.
Kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës mori bindshëm më shumë vota se kundërshtarët e tij, duke i lënë prapa Karim Benzeman dhe Virgil van Dijkun.
Përkundër se Barcelona pati një sezon të hidhur edicionin e kaluar, i cili do të mbahet në mend më së shumti për dështimin në Anfield në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Messi shkëlqeu dhe ishte lojtari kryesor për suksesin e katalonasve në La Liga.
Messi përsëri dëshmoi se është një nivel më lart se të gjithë në këtë planet dhe, edhe pse mungoi në fillim të sezonit 2019/20, ai ia doli të dalë i pari në garë për Këpucën e Artë në ligë.
Ai e mbylli vitin 2019 si fitues i Topit të Artë dhe si lojtari më i mirë i vitit i FIFA-s.
10 lojtarët më të mirë në botë në vitin 2019, sipas MARCA.
1. Lionel Messi 59%
2. Karim Benzema 10%
3. Virgil Van Dijk 8%
4. Cristiano Ronaldo 7%
5. Kylian Mbappe 6%
6. Sadio Mane 4%
7. Frenkie de Jong 2%
8. Mohammed Salah 2%
9. Raheem Sterling 1%
10. Alisson Backer 1%
Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe…
Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë…
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun…
Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër (e hënë) për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres…
Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha sot se marrëveshjet tregtare të SHBA-së me BE, Kinën dhe partnerë të tjerë…
Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në…