Viktima Dashnor Osmani 50 vjeç nga Poscesta ndëroi jetën në vend nga plagët e marra. Autori i dyshuar, Zamir Topi u përpoq të largohet nga vendngjarja por policia arriti ta arrestojë në një rrugë më poshtë se pazari. Një prej tregtarëve flet e tronditur për ngjarjen e paprecedente.
“Nuk isha në momentin kur e vranë, kur erdha dëgjova njerëzit që ulërinin”, shprehet tregtarja.
None found
“ABC News” zbardh dëshminë e autorit të krimit makabër. Mësohet se 42 vjeçari Zamir Topi prej kohësh ka qenë në konflikt me Dashnorin për eshtrat e nënës.
Ai ka thënë në polici se i kishte thënë shumë herë Dashnorit të largonte eshtrat e nënës së tij të vendosur në varrin e nënës së Zamirit. Ai më tej thotë se edhe një ditë më parë e kishte paralajmëruar dhe ai i kishte thenë se nuk i lëviz eshtrat dhe këtë do ta bëjë vetëm kur të vdesë.
Në kushtet e ngarkesës psikologjike për shkak të refuzimit të Dashnorit, Zamiri me vetëdijë kishte blerë një sopatë me lekët e fundit që kishte në xhep dhe e goditi në mes të pazarit të Korçës.
Zamiri me sa duket është penduar në çast pasi uroi që ai të mos kishte ndërruar jetë, pasi nuk e dinte që me rreth 10 goditje në kokë me sëpatë i kishte marrë jetën Dashnorit.
Mësohet se autori vuan nga çrregullime mendore dhe se kurohej në psikiatri. Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka shkuar në banesën e Zamir Topit ku po kryen kontrolle dhe ka shoqëruar edhe të afërmit e autorit./abcnews.al
Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane.…
Debati mes Arbana Osmanit dhe Ori Nebiajt duket se ka marrë një tjetër zhvillim, këtë herë përmes rrjeteve sociale. Pas…
Qytetarët e Kosovës dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë së shpejti nga përdorimi i telefonisë…
Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, e cila la rreth 10 mijë viktima civile, vetëm 77 persona janë dënuar…
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…
Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…