Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje katastrofike në Europen Perëndimore, por një gjë e tillë parashikohet të ndodhë edhe në rajon, me shumë gjasa do të përfshijë edhe Shqipërinë në ditët në vijim.
Sinoptikani grek Costas Lagouvardos ka parashikuar për ditën e dielë ndryshime të forta klimatike në rajon. Fenomeni i quajtur ‘Liqeni i ftohtë’ i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe po drejtohet drejt Greqisë, por edhe vendit tonë.
None found
Masat e ftohta të ajrit do të krijojnë paqëndrueshmëri të fortë, e cila do të përkthehet në reshje shiu, stuhi dhe madje breshër edhe në Ballkan. I pyetur në lidhje me zonat që do të prektë fenomeni i “liqenit të ftohtë”, sinoptikani Lagouvardos tha se do të prekë kryesisht pjesën qendrore dhe veriore të Greqisë, pra në kufi me Shqipërinë, ndërsa ishujt, me shumë gjasë, nuk do të kenë probleme.
“Një pjesë, me sa duket, do të ndikojë në vendin tonë (Greqi) me paqëndrueshmëri nga e diela e në vazhdim, dhe veçanërisht të hënën, të martën dhe të mërkurën. Domethënë, javën që nis do të ketë reshje shiu dhe stuhi në disa zona, kryesisht në mesditë dhe pasdite, të cilat do të vijnë pjesërisht për shkak të kësaj paqëndrueshmërie të përgjithshme. Ne mund të parashikojmë disa zona, por për shkak se këto fenomene janë gjithashtu lokale, është shumë herët për t’i karakterizuar. Ne do të kemi një pamje më të mirë gjatë fundjavës se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme” theksoi ai
DashiKjo është një ditë e paparashikueshme dhe me ritëm të lartë komunikimi. Duhet t’i kushtoni vëmendje çdo fjale dhe veprimi,…
Gjashtë banorë kanë shkuar në nominim. Njëri prej tyre rrezikon largimin. Eriku, Anjeza, Shqiponja, Fatlumi dhe Zoja. Atyre iu shtua…
Arlinda u shpall sonte si më e pëlqyera e publikut në BBVK5. Rezultati erdhi pas një televotimi të hapur sonte…
Arlinda ka bërë një rrëfim emocional sonte në Big Brother VIP Kosova. Banorja ka folur me lot në sy për…
Rënia e euros ka sjellë që pas 23 vitesh çmimet e apartamenteve në vend të tregtohen në monedhën vendase. Për…
Mbi 1 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes që prej nisjes së pushtimit në shkallë të…