Stadiumi “Signal Iduna Park” i Dortmundit, u dominua nga tifozët shqiptarë. 50 mijë kuqezi zotëruan shkallët e stadiumit, kundrejt vetëm 10 mijë italianëve.
Kuqezinjtë humbën sfidën me shifrat 1:2 pavarësisht entuziazmit dhe mbështetjes që kishte kombëtarja.
None found
Mirëpo, befasia ndodh në “betejën” e dytë të Shqipërisë në Hamburg. “Volksparkstadion” nuk do të ketë zotër shqiptarët, por kroatët.
Gazetari i News24, Kristi Sejatllari, i cili po ndjek nga afër kombëtaren shqiptare në Euro2024, raportoi detaje interesante nga ajo që pritet të ndodhë sot në skajin verior të Gjermanisë.
“Tifozë shqiptarë në stadium pritet të jenë 15 mijë. Stadiumi i Hamburgut ka një kapacitet prej 49 mijë vende. Numri më i madh do të jetë i tifozëve kroatë”, u shpreh Sejatllari.
Në orën 15.00 Shqipëria do të luajë me Kroacinë sfidën e dytë të grupit e cila shihet si përcaktuese për të ardhmen e kuqezinjve në Euro2024.
Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...
Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…