Categories: Uncategorized

Eddie Murphy thotë se Zoti e ruajti nga kokaina që ia ofruan Belushi dhe Williamsi

Komediani i njohur, Eddie Murphy, ka treguar se beson që Zoti e mbrojti kur refuzoi substancat narkotike, përfshirë kokainën, që ia ofruan aktorët John Belushi dhe Robin Williams.

Murphy, tashmë 63 vjeç, i cili u bë i famshëm në vitet e 80-ta, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Zotit që nuk e lejoi të bjerë në grackën e drogës që i mori jetën John-it dhe që kontribuoi në problemet e shëndetit mendor të Robin-it.

Të lidhura

None found

“Në moshën 19-vjeçare, kur isha në ‘Blues Bar’ me John Belushi-n dhe Robin Williams-in, ata filluan të konsumonin drogë, por unë refuzova. Nuk po përpiqesha të tregoja moral, thjesht nuk isha i interesuar. Mendoj se Zoti po më mbikëqyrte atë moment” ka treguar Eddie për revistën “The Interview”.

Murphy gjithashtu ka folur për ngritjen dhe rrëzimin tragjik të yjeve si Michael Jackson dhe Elvis Presley.

John Belushi vdiq nga një mbidozë heroine në moshën 33-vjeçare në vitin 1982, ndërsa Robin Williams vdiq në moshën 63 vjeç në vitin 2014, pas një beteje të gjatë me depresionin dhe varësinë nga substancat.

Michael Jackson u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare në vitin 2009 si pasojë e një mbidoze me ilaçe qetësuese, ndërsa Elvis Presley vdiq në moshën 42-vjeçare, të dy viktima të abuzimit me drogë.

Murphy ka thënë për “New York Times” se të bëhesh i famshëm në moshë të re, sidomos si artist me ngjyrë, është sikur të ecësh në një fushë të minuar. “Çdo moment mund të ndodhë diçka që zhbën të gjitha arritjet. Tani, kur mendoj them me vete ‘Uau, kam mbijetuar në këtë fushë të minuar për 35 vjet. Si mund të mbijetosh në këtë fushë të minuar pa të mbikëqyrur dikush?”, ka thënë Eddie.

të fundit

Andi Bushati: Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

nga Andi Bushati Goditja e fortë që mori partia shtet e Aleksndar Vuçiçit në zgjedhjet e të dielës në Serbi…

3 minutes ago

Protestë të mërkurën në Prishtinë për përgjegjësi institucionale ndaj vrasjes së grave

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist u bën thirrje qytetarëve të protestojnë të mërkurën në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kërkuar…

7 minutes ago

BE-ja përshëndet fitoren e Listës Studentore në Serbi: Jemi të gatshëm të mbështesim reformat drejt integrimit evropian

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë përgëzuar Listën Studentore për…

14 minutes ago

Studentët në revoltë i kërkojnë dorëheqjen, Rama u prezanton deputetëve të PS paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Në një kohë kur prej dy javësh studentët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama, ka prezantuar para deputetëve të Partisë…

27 minutes ago

AUV discovers unregistered room in Vasilevo; 470 kilograms of meat and offal destroyed

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në një person juridik, një kasap…

27 minutes ago

Constitutional Chamber of the Special Court partially dismisses Pjetër Shala’s appeals, finds no violations of rights

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur të papranueshme një pjesë të ankesave të Pjetër Shalës. Për pjesën tjetër,…

28 minutes ago