Një lajm bombastik vjen nga Calciomercato ku Juventus ka vendosur në shënjestër drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare.
Juventusi me presidentin Andrea Agnelli e vlerëson shumë punën e kryer në vitet e fundit nga menaxheri shqiptar
None found
PROJEKT – Duhet thënë se Agnelli kohët e fundit ka revolucionarizuar strukturën menaxhuese të zonës sportive të Juventusit me lamtumirën e Paraticit. Pëlqimi për Taren, megjithatë, ka rrënjë të largëta dhe nuk është shuar as shtyrë nga këshilltarët e tij më të afërt. Tare vitet e fundit në Lazio ka blerë lojtarë me çmime të ulëta dhe më pas duke i shitur më shtrenjtë.
AFATET – Tare është pjesë e Lazios që nga viti 2009 dhe ka qenë pranë largimit nga klubi italian disa herë në vitet e fundit. Kontrata e tij aktuale do të përfundojë më 30 qershor 2023, dhe pak më shumë se një vit e gjysmë pas përfundimit të marrëveshjes, interesi i Juves mund ta joshë shqiptarin. Historia mëson se Lotito mezi i heq “xhevahirët” e tij dhe për Taren, si dhe lojtarët e tij, ai me siguri nuk do të bëjë përjashtim. /albeu.com/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…