Categories: Uncategorized

DW: Paradoksi i Shqipërisë me energjinë elektrike

Shqipëria është e pasur me burime ujore dhe për paradoks shet lirë energji elektrike në rajon, kur aty nuk ka nevoja urgjente, dhe ble shtrenjtë kur vendi ka nevojë urgjente për energji elektrike.

Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që ꞔmimet janë në qiell?

Të lidhura

None found

“Ne varemi nga shiu”- tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familiarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi.

Ai paraqiti edhe një plan kundër krizës energjitike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe do të kushtojë 100 milio euro në fund të këtij viti dhe 100 milion euro të tjera në fillim të vitit tjetër që do të shkojnë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekrike (OSSHE).

Vend i pasur me burime ujore, por …

Edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, katër hidrocentralet më të fuqishme të Shqipërisë mbi lumin Drin, sipas kryeministrit Rama nuk i plotësojnë dot të gjitha nevojat e vendit për energji elektrike, prandaj sikurse tha ai ne “shesim lirë kur rajoni rreth nesh nuk ka nevojë alarmante për energji për të mos hedhur ujin e hidrocentraleve në lumë apo përmbytur fushat e mbjella. Dhe blejmë shtrenjtë energji elekrike, sepse dalim në tregkur nevoja për energji bëhet alarmante per shkak të thatësirës.”

Si zgjidhje Rama prezantoi praninë e një sistemi për të mbajtur ujë rezervë për ta përdorur në kohë thatësire dhe hidrocentralin e Skavicës në kaskadën e Drinit për ndërtimin e të cilit Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë (KESH) nënshkroi në korrik të këtj viti marrveshjen me korporatën ameikane Bechtel. “Po ndërtojmë hidrocentralin e Skavicës, që të kemi një rezervuar mbledhës, që ujin që kemi të tepërt sot ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë.”

Sipas ekspertëve ndërtimi i këtij hidrocentrali do ta bëjë Shqipërinë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë elektrike në rajon, duke rritur prodhimin e pesë hidrocentraleve mbi lumin Drin me 20 përqind dhe arritur në 1350 MV. Shifra mbresëlënëse, por që nuk shpjegojnë se si do të zgjidhet problemi i varësisë nga shiu, i cili për shkak të ndryshimeve të klimës me siguri që do të shtohet.

Nga ana e saj opozita e konsideron krizën energjitike pasojë të korrupsionit dhe të keqmenaxhimit./DW

të fundit

VIDEO/ Mesi në versionin “i pandalshëm” në minutat e fundit, Bellingam shpjegon gjithçka: Me të ishte faji im

Mesfushori i Anglisë, Xhud Bellingam, ka zbuluar se çfarë e shkaktoi përplasjen e tij me Lionel Mesin në pjesën e…

2 minutes ago

Bledar Borova merr drejtimin e Kombëtares U-15

FSHFFederata e Futbollit ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Gent Mahmuti në drejtimin e Kombëtares shqiptare U-15 [...]Read More...

5 minutes ago

Takim i brendshëm në LDK, Manaj: Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të thirret pas verifikimit të firmave

Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i partisë. Në selinë e LDK-së janë…

6 minutes ago

Shtetas turk ndalohet në Aeroportin e Shkupit nën dyshimet për përdorim dokumentesh false

MPB njofton se është ndaluar një shtetas turk në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, i cili dyshohet se ka përdorur dokumente…

8 minutes ago

Britania e Madhe dënon ashpër deklaratat e ministres serbe

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezana Paunovic, përfshirë referencat e saj ndaj spastrimit etnik…

17 minutes ago

VLEN denoncon: 9 milionë euro nga BE të zhdukura, Zajazi i Ali Ahmetit ende pa rrjet kanalizimesh

VLEN ka ngritur akuza ndaj BDI-së në lidhje me kanalizimin në Zajas. Nga VLEN thonë se para dy javësh ngritën…

21 minutes ago