Categories: Uncategorized

Nesër fillon vaksinimi masiv, Manastirliu: Do kryejmë mbi 10 mijë injektime në ditë

Në sheshin “Skënderbej” po bëhen përgatitjet për të nisur nesër vaksinimin masiv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga sheshi “Skënderbej” ku po ngrihen çadrat për vaksinimin, tha se ambicia është për të vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë në ditë.

“Jemi duke vijuar punën për të ngritur qendrën e vaksinimit masiv në Tiranë. Kemi ambicien për të kryer në të gjithë Shqipërinë mbi 10 mijë deri në 15 mijë vaksinime në ditë, për të mundësuar një proces me ritme të shpejta të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije se janë shpërndarë të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave në Shqipëri, Manastiliu tha se qytetarët duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes për të bërë planifikimin e vaksinimit.

“Mjeku i familjes do të jetë lajmësi për vendin, datën dhe orën e kryerjes së vaksinës. Mjeku i familjes në bazë të një udhëzimi të përcaktuara nga strukturat e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor do të mundësojë thirrjen e kategorive, sipas grupmoshave që kemi vendosur në planin kombëtar të vaksinimit, duke filluar me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët kemi vendosur t’i kryemë në qendrat e tyre shëndetësore por duke vijuar me grupmoshën +75 vjeç por duke zbritur tek ajo +70 vjeç, të cilat do të kryhen në qendrat e vaksinimit të përqendruar”, tha Manastirliu.

Gjithashtu Manastirliu dha detaje se si do të jenë të organizuara çadrat e ngritura në sheshin “Skënderbej” duke thënë: “Kjo qendër që është duke u punuar dhe do të hapet nesër do të mundësojë kryerjen nga 800 deri në 1000 vaksinime në ditë.

Planifikohet të kemi 10 poste të vaksinimit, 10 pika të regjistrimit, duke mundësuar kështu një rregjistrim të shpejtë të qytetarëve, një kryerje të shpejtë të anamnezës, më pas vaksinimin dhe më pas vendosjen e posteve të postvaksinimit. Këto çadra do të kenë dhe ambiente ruajtje frigoriferike për vaksinat”.

të fundit

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

6 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

6 hours ago

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…

6 hours ago

Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…

6 hours ago

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…

7 hours ago

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…

7 hours ago