Policia në Tiranë ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi E. M, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën 52 doza kanabis. Gjithashtu është arrestuar shtetasi K. M, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua 46 doza kanabis.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Vijon puna e pandërprerë për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis , një shumë parash, aparate celular dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre në të gjithë qarkun e Tiranës apo që i mbajnë në banesë, janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 52 doza me lëndë narkotike kanabis.
Ndërkohë, nga Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua 46 doza me lëndë narkotike kanabis,një shumë parash, një aparat celular dhe qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike./albeu.com
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com
Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij…
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus…
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli.…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet…
Manchester United ka hyrë në bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit të Club Brugge, Ardon Jashari, sipas Mirror. Mesfushori ka tërhequr…
Boksieri japonez Jin Sasaki ka humbur kujtesën për gjashtë javë pasi u nokautua në ndeshjen e tij për titullin e…