4 maturante janë lënduar të shtunën gjatë ceremonisë së diplomimit të shkollës së mesme që po zhvillohej në gjimnazin “Sarina”, në Tiranë, kur ekrani LED i vendosur pas tyre u shkëput duke rënë mbi vajzat.
Era që frynte ka ndihmuar në shkëputjen e ekranit duke prishur ditën më të rëndësishme të maturanteve të cilat morën lëndime në pjesë të ndryshme të trupit. Gazeta Express ka mësuar se ky moment ka tronditur të gjithë të pranishmit që ndodheshin në këtë aktivitetet të cilët janë ngjitur në skenë me shpejtësi për të ngritur ekranin që kishtë zënë poshtë 4 nxënëset. “Të gjithë vrapuan për të ngritur ekranin që të nxjerrin nxënëset”, ka thënë një dëshmitar.
Menjëherë më pas është lajmëruar ambulanca dhe të rejat janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës ku u janë nënshtruar kontrolleve të nevojshme. Nga ambientet e shkollës Sarina, “ceremonia” është zhvendosur në ambientet e spitalit. Të gjithë mësuesit e shkollës dhe një pjesë e të pranishmëve kanë shkuar pranë spitalit të shqetësuar për gjendjen e nxënëseve. Sipas burimeve të Gazetës Express-Shqipëri të katër vajzat, nga kontrollet e bëra nuk kanë rezultuar me dëmtime të rënda, ndaj qëndrimi i tyre nuk ka zgjatur në ambientet e spitalit.
Pamjet e këtij incidenti janë publikuar fillimisht nga JOQ, dhe në video shihet momenti i rëndë kur vajzat bien në tokë. Për incidentin nuk ka pasur një reagim zyrtar.
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…
Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…
Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…
Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale me postimin e fundit ku shfaqet përkrah vajzës së…
42-vjeçari, Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Mësohet se Xhivini ishte në kërkim ndërkombëtar pasi në shkurt…
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka bërë me dije në rrjete sociale se pas sulmit masiv në Kiev…