Autoritetet greke ende nuk kanë zbuluar dhe arrestuar autorët e vrasjes së 20-vjeçares në Glyka Nera të Athinës përpara syve të foshnjës, teksa burrin ia lidhën për ta neutralizuar.
Ndërkohë që mediat kanë publikuar një tjetër video 3D që ilustron momentin si u futën grabitësit dhe mbytjen me duar të 20-vjeçares.
None found
Lista e personave të dyshuar sipas autoriteteve greke është mbi 100, ndërsa nuk përjashtojnë mundësinë që krimin ta ketë kryer një bandë greko-shqiptare, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Mediat lokale raportojnë se gjatë grabitjes së një jave më parë, ku autorët mbyten me duar nënën pranë foshnjes së saj 11 muajshe, njërit prej tyre i ra maska duke bërë që t’i zbulohej fytyra.
Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe bashkëshortin e saj duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte, raporton abcnews.al.
Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin për brutalitetin e grabitësve, por edhe faktin se çifti kishte një vajze të vogël, vetëm 11 muajshe, e cila u gjet sipër trupit të nënës së vdekur pasi kishin ikur grabitësit.
Ata morën rreth 10 mijë euro në cash nga shtëpia dhe disa bizhuteri. /abcnews.al
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të…
Në bazë të raportimit nga “AlbanianScout”, bëhet fakt i kryer se talenti i Shqipërisë U15, Redon Pervetica, e ka mbyllur…
Kampionia dhe nënkampioni i Kosovës në basketboll, do të vazhdojnë me ndeshjet e radhës në kuadër të fazës së grupeve…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka propozuar ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në mënyrë që…
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mirëqenie Sociale, përfaqësueset e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë…
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda po shkëlqen në sezonin aktual te skuadra e Leipzigut që bën gara në Bundesligën e Gjermanisë.…